Duke blerë aksesin, ju konfirmoni që i keni lexuar dhe pranuar këto kushte. Nëse nuk jeni dakord, mos vazhdoni me blerjen.
Pas pagesës do të keni akses për të parë filmin për 3 ditë nga momenti i blerjes. Pas kësaj periudhe aksesi çaktivizohet automatikisht, por mund ta ripërtërini.
Çmimi është 10€ dhe processohet nëpërmjet PayPal. Pagesa është e menjëhershme dhe nuk rimbursohet pasi aksesi të jetë aktivizuar.
Ndalohet rreptësisht regjistrimi, kopjimi, shpërndarja ose transmetimi i filmit në çfarëdo forme. Aksesi është personal dhe nuk mund të transferohet tek persona të tjerë.
Emri dhe emaili juaj ruhen vetëm për administrimin e llogarisë dhe dërgimin e emailit konfirmues. Nuk i ndajmë të dhënat tuaja me palë të treta.
Për çdo pyetje ose problem teknik, na kontaktoni përmes formës së kontaktit.